
Një 31-vjeçar shqiptar, është arrestuar nga autoritetet italiane pasi është kapur me 24 kg hashash.
Gjatë operacionit nga ekipi i Volant, në zonën midis Reggio-s dhe Brescia janë ndaluar dy persona, ku njëri prej tyre ka dorëzuar menjëherë 50 gramë hasha të paketuar. Kështu, policia ka kryer kontrollin fizik në banesën e tij, duke zbuluar afërsisht 24 kg hashash dhe 8 gram marihuanë.
Vetëm dy ditë më parë, autoritetet vendase kanë raportuar për një tjetër sekuestrim ku autorë ishin tre të rinj të dyshuar, të cilët u arrestuan.
Arena e Lajmit