Trajneri i Universitatea Kraiovës, Laszlo Balint, foli dje për mediet, ku u shpreh:
“Eksperienca e sezonit të shkuar me Laçin nuk ishte e këndshme, një kujtim i trishtë. Gjithsesi, kemi marrë mësime dhe do t’i imponohemi në maksimum kundërshtarit. Vllaznia është skuadër e organizuar dhe agresive.
Ne e kemi studiuar në maksimum kundërshtarin, kemi bërë një analizë dhe do të tregohemi shumë të kujdesshëm. Shpresoj të kemi aftësinë për të shfrytëzuar pikat e tyre të dobëta.
Do të ishte një gabim i madh nëse e marrim të mirëqenë fitoren në këtë ndeshje. Betejat europiane janë shumë ndryshe nga ato të kampionatit, këtu nuk lejohet as gabimi më i vogël”, tha mes të tjerash Balint.
Arena e Lajmit

Loading…