Zbulohet plantacioni i marijuanës, bie në pranga çifti shqiptar në Spanjë. Ja strategjia që kishin ndjekur

Droge1

Një çift shqiptarësh janë arrestuar pas një operacioni nga Garda Civile spanjolle, pasi kultivonin marjuanë dhe kishin krijuar lidhje të parregullta në rrjetin e energjisë elektrike, në zonën e Cunit.

Plantacioni ishte fshehur brenda shtëpisë së tyre dhe deri më tani dyshohet se bashkëpunonin me teknikët e kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike ENDESA, me qëllim lokalizimin e pikave të kyçjes ilegale.

Për rritjen dhe ujitjen e bimëve narkotike, ata kishin krijuar lidhje të parregullta në rrjetin e energjisë elektrike. Konsumi që ata bënin ishte sa pothuaj më atë të 10 banesave. Risi në aspektin energjetik është se për një pjesë e madhe e instalimit përdorën drita led.

Dy të arrestuarit, të cilët akuzohen për veprat penale të trafikut të lëndëve narkotike dhe mashtrimit të lëngjeve elektrike, në orët në vijim do të dalin para gjykatës së Vendrellit.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×