EKSKLUZIVE/ Kastrioti gjen qendërmbrojtësin e ri, zbarkon lojtari i cili u largua nga një ekip tjetër i Superiores

Klubi i Kastriotit vazhdon të përforcohet me lojtarë për të krijuar grupin i cili do të përballojë sezonin e ri në Kategorinë Superiore. Krutanët po testojnë disa lojtarë, por ndërkohë kanë hedhur sytë edhe te përforcimet nga jashtë.

stojanovic krasniqi

“PANORAMA SPORT” mëson ekskluzivisht se së fundmi ata kanë gjetur një akord me një lojtar i cili ka eksperiencë në kampionatin shqiptar. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin serb Milosh Stojanoviç, i cili ka zbarkuar sot në Rinas për t’iu bashkuar krutanëve dhe për t’u bërë pjesë e tyre në vijim.

293623576_612085330245534_8401206219734033462_n (1)

Stojanoviç ka luajtur në dy vitet e fundit me skuadrën e Bylisit, në Superiore dhe në Kategorinë e Parë, ndërsa pas mbylljes së kontratës me ballshiotët, nisi kontaktet me skuadra të tjera duke pranuar në fund ofertën që i ka bërë Kastrioti për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Emiljano Çela.

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×