
Elidon Çela pronar i agjencisë “Buon Aventura”, i cili u arrestua në Portin e Durrësit me 516 mijë euro të padeklaruara është liruar nga burgu në fillim të kësaj jave.
Gjykata e Durrësit bëjnë me dije se Çela është liruar me ‘detyrim paraqitje’ nga Gjykata e Apelit në Durrës.
Ka qenë prokurorja Anita Jella, që i ka kërkuar lirinë Elidon Çelës, me arsyetimin se lirimi i tij nga dhoma e paraburgimit nuk e pengon zhvillimin e hetimit.
32-vjeçari deklaroi se paratë nuk vijnë nga veprimtari kriminale, por nga kursimet e familjes me biznese në Itali. Madje mësohet se ai është treguar i gatshëm t’i vënë në dispozicion autoriteteve shqiptare edhe faturat që sipas tij tregojnë burimin e parave që tentoi ti fusë në Shqipëri në shkelje të ligjit.