Skuadra e Vllaznisë ka marrë një barazim 1-1 në ndeshjen e parë të turit të dytë të Ligës së Konferencës ndaj Universitatea Kraiova në Shkodër. Përballë një publiku shumë entuziast në “Loro Boriçi”, ekipi shkodran ka treguar se mund të luante shanset e tij ndaj skuadrës rumune.
Foto: P. Pashollari
Ashtu siç parashikohej, ishin miqtë që kishin më shumë iniciativën, duke rrezikuar disa herë portën e Zogoviç. Por Vllaznia do të dorëzohej vetëm me një penallti në fundin e pjesës së parë, të cilën e mbylli në disavantazh.
Aktivizimi i Markut dhe Hoxhajt në fillimin e fraksionit të dytë të lojës ktheu shpejt barazinë me një aksion të shpejtë. Goli ktheu edhe entuziazmin te shkodranët, të cilët tentuan më pas të bënin diçka më shumë në sulm por nuk shfrytëzuan hapësirat që kishin, teksa rezistuan edhe në prapavijë përballë sulmeve të rrezikshme të skuadrës rumune.
Kështu, sfida u mbyll 1-1 dhe lë gjithçka të hapur për duelin e kthimit të javës së ardhshme në Rumani.
VLLAZNIA-U. KRAIOVA 1-1
51′ Hoxhaj / 45’+1′ (p) Ivan
MINUTË PAS MINUTE
90’+6’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.
90’+3’ Çimpanu merr vendin e Baiaram në fushën e lojës për ekipin rumun.
90’+1’ Markoviç gjen hapësirë në krahun e djathtë në zonë dhe lëshon një predhë, por Zogoviç shpëton shkodranët me devijimin e topit mbi traversë.
90’ Jepen 5 minuta shtesë në fund të sfidës.
89’ Alivoda hyn në fushë në vend të Jonuzit në minuta e fundit të sfidës.
86’ Karton i verdhë për Raul Silva, pas një ndërhyrje në mesfushë kundër Kaina.
86’ Goditje këndi për rumunët që krijon panik në zonën e Vllaznisë, pasi Gaman me kokë ka mundësinë të gjuajë, por nuk drejton topin në portë.
84’ Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, Gurishta tenton harkimin drejt portës, por Lazar i Kraiovës mbërthen topin para se të kalonte vijën fatale.
82’ Vjen momenti i Latifit. Sulmuesi hyn në fushë në vend të Çobës në minutat e fundit.
74’ Vllazninë e ndihmon fati, Zogoviç del në mënyrë të gabuar pas një goditje këndi dhe Skerçiu për fat nuk ka shënjestrën të çojë topin në portën e boshatisur.
73’ Pas një goditje këndi, ndërhyrja vendimtare e Hakajt i cili çoi topin në këndore, shpëton katërkëndorin shkodran.
71’ Koljiç dhe Kretu lënë fushën e lojës për mitë, ndërsa aktivizohen Markoviç dhe Skreçiu.
68’ Pas një goditje dënimi, Gurishta nga e djathta çon topin në zonë, por portieri Lazar del dhe mbërthen topin.
67’ Zogoviç bën një ndërhyje vendimtare, teksa ndal goditjen e Kretu në hyrje të zonës, e më pas Vagenin sinjalizohet në pozicion jashtë loje.
66’ Mateju tenton një gjuajtje nga jashtë zonës, pa arritur të gjejë kuadratin me sferën e cila përfundon jashtë.
63’ Vagenin nis një top të rrezikshëm nga e djathta për Baiaram, i cili godet por lehtësisht dhe Zogoviç kontrollon sferën.
61’ Kaina i shtohet listës së të ndëshkuarve me karton të verdhë.
59’ Kretu ndëshkohet me karton të verdhë për ekipin rumun.
53’ Tension në zonën shkodrane ku Zogovicc, pasi ndal Baiaram, përplaet me këtë të fundit pasi kërkonte penallti. Gjyqtari këshillon lojtarët
52’ Josa largon Aralicën dhe hedh në fushë Kaina.
51’ GOOOL VLLAZNIA! Shkodranët barazojnë pikërisht me dy lojtarët që u futën në fushën e lojës, Marku nga e majta jep një pasim për Hoxhajn i cili çon topin në rrjetë.
48’ Gurishta rrezikon kartonin e dytë të verdhë, teksa ndal Ivan. Gjyqtari vendos të falë kapitenin e kuqebluve.
47’ Aralica gabon plotësisht kontrollin në zonë duke humbur një mundësi për të rrezikuar portën kundërshtare.
46’ Ivan shfaqet menjëherë rrezikshëm në zonë dhe gjuan drejt portës, por Zogoviç mbërthen sferën
46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësime të Vllaznia. Marku dhe Hoxhaj hyjnë në fushën e lojës, teksa largohen Heriç dhe Kruja.
45’+2’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes me avantazhin 1-0 të Universitatea Kraiovës.
45’+1’ Ivan nuk gabon nga pika e bardhë, teksa mposht Zogoviç i cili kishte gjetur krahun e gjuajtjes. 0-1
44’ Penallti për Universitate Kraiova pas nëj faulli të Juriç ndaj Baiaram në zonë.
42’ Vaganin ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Bulatoviç.
39’ Kraiova gjen golin me anë të Baiaram, pas një goditje të tij me kokë. Por ai anulohet pasi sulmuesi sinjalizohet në pozicion jashtë loje.
37’ Heriç nis një aksion të rrezikshëm për shkodranët, ku Jonuzi tenton një gjuajtje që bllokohet e më pas merr një top interesant nga Boshnjaku duke detyruar rumunët të çojnë topin në rivënie anësore.
36’ Kapatina nga e djathta provon të harkojë në zonë e shkodranëve, topi përfundon direkt në duart e Zogoviç.
34’ Bançu ndëshkohet me karton të verdhë pas një simulimi pranë zonës së kuqebluve.
30’ Çoba mundohet të krijojë një rast të rrezikshëm me një shpërthim në krahun e majtë, por rrethohet menjëherë nga mbrojtësit e skuadrës rumunë që largojnë rrezikun.
27’ Shkodranët kanë mundësinë të rrezikojnë me një goditje dënimi. Harkimi i Gurishtës largohet nga mbrojtësit kundërshtarë që nisen në kundërsulm të shpejtë. Është vetë Gurishta i cili shkakton më pas faull për të ndalur aksionin dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
21’ Pas goditjes nga këndi, Koljiç me kokë tenton portën por Zogoviç është i sigurt dhe pret në pozicion.
20’ Kretu nga jashtë zonës ka mundësinë të gjuajë drejt portës, por bllokohet nga dy futbollistë të Vllaznisë.
15’ Gjuajtje e rrezikshme e Vagenin, topi përfundon jashtë, jo larg shtyllës në të majtë të Zogoviç.
11’ Vllaznia është e kujdesshme për të mos lënë hapësira në mbrojtje, ndërsa kundërsulmi duket si arma e vetme për shkodranët.
7’ Vllaznia mundohet të dalë më para, me Hakajn i cili humb një mundësi të mirë për t’i pasuar Çobës i cili po nisej drejt zonës.
3’ Menjëherë rrezikshëm miqtë me dy tentativa që bllokohen nga mbrojtësit shkodranë.
1’ Nis dueli në Shkodër me shkelmimin nga qendra të kuqebluve.
FORMACIONET ZYRTARE:
VLLAZNIA (4-3-3): Zogoviç; Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Hakaj; Boshnjaku, Jonuzi, Heriç; Kruja, Çoba, Aralica. (në dispozicion: Qarri, Shehi, Paloka, Smajli, Alivoda, Latifi, Vulaj, Marku, Hoxhaj, Kaina).
Trajner: Mirel Josa
UNIVERSITATEA KRAIOVA (4-2-3-1): Lazar; Kapatina, Gaman, Raul Silva; Mateiu, Kretu; Baiaram, Vagenin, Ivan; Koljiç. (në dispozicion: Rusu, Popesku, Pap, Vatajelu, Sreciu, Cimpanu, Nistor, Markoviç, Roguljiç, Martiç, Vina, Sala).
Trajner: Laszlo Balint
Gjyqtarë: P.Meklauglin, K.Kembëll, E.Hart (Irlandë);
Arena e Lajmit

Loading…