FOTO/ Presidenti Demi i kërkoi të dobësohej 10 kg, shihni transformimin e Romeros në dy javë

Vetëm dy javë më parë, presidenti i Partizanit, Gazment Demi, do të shfaqej në stërvitjen e të kuqve dhe nuk do të kursente kritikat ndaj një prej afrimeve të verës, Aristoteles Romero. Mesfushori nga Venezuela dukej që nuk ishte në gjendjen më të mirë fizike dhe Demi ia bëri shumë të qartë. “Thojini të dobësohet 10 kile”, ishin fjalët e tij ndaj pjesëtarëve të stafit të të kuqve.

Collage Maker-22-Jul-2022-03.31-PM

Pikërisht forma fizike jo e përshtatshme bëri që Romero të shihte si spektator të dy ndeshjet e Ligës së Konferencës që Partizani luajti ndaj Saburtalo, pa dhënë kontributin e tij në fushë e lojës. Por tashmë duket se situata ka ndryshuar në krahasim me dy javë më parë, pasi mesfushori ka ndjekur udhëzimet e Demit.

Postimi më i fundit i Romeros në rrjete sociale tregon se këto ditë stërvitje dhe palestër kanë bërë të vetën dhe mesfushori tashmë duket në formë të shkëlqyer fizike.

292690208_637018824006963_7642175505844221128_n

Me rifillimin e përgatitjeve të skuadrës së Partizanit për sezonin e ri, pritet që të shihet se çfarë roli do t’i besojë trajneri Mehmeti futbollistit i cili ka ardhur në Shqipëri me synimin për të ringjallur karrierën e tij pas aventurave të fundit jo edhe aq të suksesshme.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×