Ish-sulmuesi i Arsenalit, Aleksandër Lakazet do të humbasë miqësoren e radhës që Lioni do të zhvillojë kundër Fejnordit.
Sipas raportimeve nga mediat franceze, sulmuesi ka marrë plot 10 pickime nga grerëzat në grumbullimin me skuadrën në Holandë.
Stafi mjekësor ka vendos të mos e rrezikojë Lakazet duke i këshilluar trajnerit të Lionit të mos e grumbullojë dhe ti lejojë atij disa ditë pushimi, me sulmuesin që pritet të mos jetë prezent në përballjen ndaj finalistëve të Ligës së Konferencës.
Arena e Lajmit

Loading…