Shpërndante kanabis, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari në Librazhd. I sekuestrohen 2.3mln lekë

Whatsapp Image 2022 12 17 At 09.20.25

Shpërndante doza të lëndës narkotike kanabis, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

Sekuestrohen 8 qese me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, dhjetëra doza kanabisi, 1 peshore elektronike dhe 2 300 000 lekë të rinj të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe në inteligjencën informative, pas një hetimi disamujor të ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, organizuan dhe finalizuan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacionin policor të koduar “Faza”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Ç., 20 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, në lagjen nr.1, Librazhd, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan 34 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, në lagjen nr.1, Librazhd, janë gjetur dhe sekuestruar 8 qese me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 1.6 kg, 1 aparat celular, 1 peshore elektronike dhe 2 300 000 të rinj të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×