Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Maliq, transportohen në spital tre familjarët (VIDEO)

Download

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në fshatin Vashtëmi në Maliq. Mësohet se për pasoja kanë pësuar djegie pronari i banesës Refat Konic, djali i tij T. K., 34-vjeç dhe një familjar i tyre 40-vjeçari A.M. Bëhet me dije se të tre familjarët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 17.12.2022, rreth orës 16:15, në fshatin Vashtëmi, Maliq, në banesën e shtetasit R. K., 59 vjeç, dyshohet se nga pakujdesia ka plasur një bombol gazi. Për pasojë kanë marrë djegie trupore shtetasit R. K; djali i tij T. K., 34 vjeç, si edhe familjari i tyre shtetasi A. M., 40 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×