“820 mijë euro për sheshin e Bulqizës, ndërsa sot…”, Tedi Blushi: Koha për llogaridhënie po afron! Nëse pushteti lokal lihet në duart e Rilindjes…

Tedi Blushi

Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me një artikull nga BIRN, ku thuhej se sheshi kryesor i Bulqizës i cili shtatë vite më parë kushtoi 820 mijë euro, sot është kthyer në kantier ndërtimi. Me anë të një postimi në Facebook, Blushi u shpreh se kjo është ajo që ndodh nëse pushteti lokal lihet 100 përqind në duart e Rilindjes

Postimi i plotë:
Sheshi qendror i Bulqizës është një nga “kryeveprat” e Rilindjes urbane ku shtatë vite më parë u investuan 820 mijë euro.

Degradimi flet më qartë se çdo gjë tjetër për cilësinë e investimit dhe se në xhepat e kujt kanë përfunduar paratë!

Ja çfarë do të thotë pushtet vendor 100% në duart e “Rilindjes”. Koha për llogaridhënie po afron!

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×