
Një aksident ka ndodhur në rrugën e strumit, në aksin nacional Fier-Berat.
Mësohet se një automjet tip “Ford mondeo” me targa AA197RE me drejtues shtetasin me iniciale M.L, ka dalë nga rruga. Si pasojë e kësaj të fundit automjeti është përplasur me një pemë e më pas ka përfunduar në kanal
Bëhet me dije se në makinë nuk kishte pasagjerë.
Mësohet se drejtuesi i mjetit është shoqëruar për në spitalin e Fierit, aty ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu.