Bisedimet me grupin e Alibeajt/ “Nuk ka kushte!”, Berisha: S’tërhiqem nga Primaret, janë ekzistenciale për PD

Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pohoi se nuk ka kushte që të hyjë në bisedime me grupin e Alibeajt, për të dalë më pas me kandidatë të përbashkët për zgjedhjet lokale.

Para takimit me aleatët joparlamentarë, Berisha tha për mediat se nuk do të heqë dorë nga primaret, pasi ato janë kusht i ekzistencës së PD.

“As nuk ka kushte. Mirëpres cilindo që dëshiron të kandidojë, të propozojë, të debatojë, hapje e plotë dhe totale. Nuk tërhiqem nga Primaret, janë një kusht i ekzistencës së kësaj force. Nuk tërhiqet jush. S’ka kërkuar njeri që të tërhiqet nga Primaret.”, tha Berisha.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×