Çmenduria e radhës e De Laurentis, presidenti i Napolit përgatit kontratën speciale me 100 faqe për zëvendësuesin e Kulibalisë

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis është i njohur për stilin e tij të pazakontë të negocimit të kontratave, me italianin i cili duket të këtë përgatitur diçka speciale dhe për mbrojtësin Kim Min-Jae që pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme si zëvendësuesi i Kulibalisë.

76768

Sipas mediave italiane kontrata e 25-vjeçarit do të jetë e ndërtuar nga 100 faqe në të cilat do të jenë të përfshira një sërë klauzolash speciale si vonesat në stërvitje dhe llojet e dëmtimeve të ndryshme që lojtari mund të pësojë gjatë kohës që do të qëndroje te Napoli.

Kim Min-Jae duhet ende ta firmosë këtë kontratë, e cila pritet të jetë një dhimbje koke e vërtetë për të dhe agjentët e tij që duhet të shqyrtojnë me vëmendje çdo detaj.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×