“Debati i datave, konceptual”, studiuesja: Akademia Shkencave kërkon të bëjë fjalorin e saj, motivet duhen parë! ASH, t’i dalë krah kombit

Ledi Shamku

Në një intervistë për News24 ish-deputetja e PS, Ledi Shamku tha se raporti që ka Akademia e Shkencave me fushëpamjen gjuhësore është përjashtues, duke shtuar se metodologjia e ASH është e vjetër.

Më tej ajo u shpreh skeptike ndaj çdo lloj reforme që vjen nga një mendësi e vjetër.

“Akademia e Shkencës në Shqipëri, nuk themelohet në 1972, ajo ishte një lëvizje e diktuar mirëfilli nga Enver Hoxha. Ne historinë e Akademisë Shqiptare e kemi të hershme. Kjo akademi i ka dhënë shumë Shqipërisë për t’u hedhur në kosh sot. I ka dhënë hapjen e shkollave.  Debati i datave nuk është debat kalendarik, por konceptual. Gjendja aktuale e raportit që ka Akademia e Shkencave me qasjen në fusha delikate, vijon të mbetet po e njëjta. Pra raporti me fushëpamjet gjuhësore dhe kulturore Shqipëri-Kosovë është ai përjashtues, kolonizues. Kemi pasur një letër këmbim, një burokraci të mirë midis Akademisë së Kosovës dhe Shqipërisë dhe marrjes së përgjegjësisë për të ndërtuar një fjalor të përbashkët, me afër 300 mijë fjalë, ku marrin pjesë edhe studiues shqiptarë. Fjalori është në fazë botimi. Akademia e Shkencave të Shqipërisë kërkon të bëjë fjalorin e vet, por siç ka qenë”, tha ajo.

Gjatë bisedës në studio, tha se nuk e ka dëgjuar Akademinë e Shkencave që të ketë një qasje kombëtare.

“Ndërkombëtarizimi i dijes, I shkencës është fjala çelës sot. Nuk pres që shkencën e re ta bëjnë strukturat e vjetra. Pres që Akademia e Shkencave të bëjë detyrën e saj, pres që ASH ti dalë krah kombit”, tha më tej ajo.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×