“Duhet të kemi një kandidat të përbashkët”, Gazment Bardhi për bisedimet me Palokën: Halli ynë i përbashkët, të mundim Ramën

Gazmend Bardhi

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi në një prononcim për mediat, mes të tjerash ka folur edhe mbi zgjedhjet lokale.

Ai u shpreh se në bisedë me deputetin Edi Paloka, nuk ka negociata, por vetëm bisedime për tu bashkuar e për të mundur Edi Ramën.

“Mos paragjykoj as unë qëndrimin e Polokës as Paloka timin.

Çdo çështje që mbivendoset është tentativë për të penguar bashkëpunimin e demokratëve për zgjedhjet lokale.

Nuk ka ndodhur asgjë për të ndryshuar mendim. Rama ka një kandidat, opozita po së pari PD duhet të ketë një kandidat që rivalizon kandidatin e Ramës.

Jam mandatuar për të folur brenda PD pastaj si do të shtrihet procesi në një front të gjerë…

Do të bisedojmë për të parë çdo mundësi bashkëpunimi për zgjedhjet lokale. Halli ynë i përbashkët është të mundim Ramën, do ta trajtojmë këtë në një bisedë të përbashkët e të sinqertë me kolegësh. Nuk ka negociata nuk po shkoj të kërkoj gjë, do shohim modalitetet për të gjetur mënyrat si të mundim Ramën.

Qendrimi ynë është i sinqertë, kemi diskutuar hapur, edhe qëndrimi i kolegëve shpresoj që përfaqëson Paloka është i sinqertë”, tha ai.

A duhet Berisha të bëjë hap pas?

Bardhi: Unë nuk di që zoti Berisha kandidon për kryetar bashkie, nëse ju e dini na e thoni, po unë këtë nuk e kam dëgjuar. Në këtë diskutim ne nuk zgjidhim dot se kush është kryetari i PD. E rëndësishme është që demokratët të jenë bashkë në zgjedhjet lokale. Çdo mbivendosje mbi këtë çështje do të ishte gjetja e një ngërci për të bllokuar bashkëpunimin e demokratëve. Ne këtë nuk do ta bëjmë, uroj që edhe kolegët brenda PD, por me një mendim me ne të kenë të njëjtin qëndrim .Unë besoj që kanë të njëjtin qëndrim.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×