
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Shtoj i Ri, mjeti tip Volkswagen, me drejtues shtetasin I. K. 68 vjeç, ka përplasur shtetasin A. M. 59 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Shtetasi A. M. është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë një tjetër aksident është raportuar në Tiranë në orën 18:35.
Mësohet se në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi Sh. N., duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasen S. H., 60 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, 60-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Arena e Lajmit