Një kandidat të përbashkët me Berishën/ “S’hyjmë me kushte, as nuk pranojmë kushte”, Gazment Bardhi sqaron rolin që i caktoi grupi i Alibeajt: Jo negociata, por…

Gazemnd Bardhi

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi në një prononcim për mediat sqaroi pozicioni e tij se është mandatuar nga grupi i Alibeajt për të negociuar me grupin e Berishës.

Ai tha se nuk bëhet fjalë për negociata, por bisedime për të parë modalitetet për të mundur Edi Ramën në zgjedhjet lokale.

“Në dijeninë time zoti Berisha ka caktuar zotin Paloka për të biseduar. Do të kontaktoj me zotin Paloka.

S’do negocioj me zotin Paloka, do të bisedojë me të për të hulumtuar mundësinë që demokratët të kenë një kandidat të përbashkët për zgjedhjet lokale. Me këtë rriten shanset për të fituar zgjedhjet. Nuk bëj bisedime para kamerave.

Do të bisedoj me zotin Paloka për të parë se kush është grupi i kolegëve që përfaqëson zoti Paloka. Do shprehim qëndrim. As nuk hyjmë me kushte, as nuk pranojmë kushte, se nuk pranojnë demokratët.”, tha ai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×