Shtyhet debutimi me fanellën e Romës, Paulo Dibala do të zbresë për herë të parë në fushë ndaj…

Tifozëve të Romës do t’u duhet të presin ende për të parë debutimin e të adhuruarit të tyre Paulo Dibala me fanellën verdhekuqe.

DIBALA

Ndërsa mendohej se argjentinasi do të luante ditën e sotme ndaj Nisës, Zhoze Murinjo ka zgjedhur të mos e rrezikojë sulmuesin që duket se ende nuk është rikthyer në gjendjen tij më të mirë fizike dhe e ka shtyrë debutimin e tij në miqësoren e 30 korrikut me Totenhemin.

Dibala ka kryer vetëm tri seanca stërvitore me skuadrën që nga mbërritja e tij në Portugali ku Roma ka kryer këto ditë fazën përgatitore ndërsa pjesën tjetër të kohës ka bërë stërvitje të personalizuar, të monitoruar nga stafi i trajnerit.

Murinjo kërkon ta ketë në kushte optimale 28-vjeçarin qoftë edhe për një miqësore, për të marrë një përshtypje të plotë mbi gjendjen tij, duke e bërë kështu Dibalën të debutojë përballë ish-trajnerit të tij Antonio Konte.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×