“Skandali me çmimin e naftës”, Vasili nxjerr faturën: Në Shqipëri 30% më shtrenjtë se në Mal të Zi, qytetarët po vidhen në mënyrën më të pacipë

Vasili2

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili deklaroi sot se nafta në Shqipëri kushton 30% më shtrenjtë se në Mal të Zi, duke e cilësuar këtë një skandal.

Vasili shkruan se Në Mal të Zi nafta kushton vetëm 1.48 euro litri ose rreth 171 lekë litri, ndërsa në Shqipëri kushton plot 2.1 euro litri ose 245 lekë litri.

Ai thekson se qytetarët po vidhen në mënyrën më të pacipë nga Bordi i hajdutëve qeveri-oligarkë.

POSTIMI I PLOTË
SKANDALI me çmimin e naftës, Mali i Zi vetëm 1.48 euro/ litër Shqipëria 2.1 euro!(Foto).
Dëshmi tronditëse për hajdutërinë e pashpirt të qeverisë së Edi Ramës.
Në Mal të Zi nafta kushton vetëm 1.48 euro litri ose rreth 171 lekë litri.
Kur në Shqipëri kushton plot 2.1 euro litri ose 245 lekë litri.
Pra në Shqipëri kushton 30% me shume se ne Mal te Zi.
Qytetarët po vidhen në mënyrën më të pacipë nga Bordi i hajdutëve Qeveri- Oligarkë.
Boll vodhët!
Hiqni Taksat dhe zhdukni Bordin!!!
P.S Foto e kuponit në një pikë karburanti në Mal të Zi.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×