VIDEO/ Sapo ishte kthyer nga Franca, i riu i vë flakën dritares së zyrës së ankesave në Komisariatit e Elbasanit, ndalohet 32-vjeçari (EMRI)

Komisariat

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtunë në Komisariatin e Elbasanit.

I riu Aurel Latifi i ka vënë flakën murit rrethues dhe dritares së ankesave të qytetarëve. Mësohet se të pranishëm në zyrën e ankesave kanë qenë edhe dy punonjës policie.

Gazetari Igli Çelmeta tha se dy efektivët që kanë qenë të pranishëm nuk kanë marrë dëmtime, por kanë reaguar menjëherë duke ndaluar 32-vjeçarit. Sipas skedës së tij i riu Aurel Latifi nuk ka precedent penal të mëparshëm.

“32-vjeçari i është afruar dritares së zyrës së ankesave në Komisariatin e Elbasanit dhe në pjesën e jashtme të murit rrethues dhe të dritares së zyrës së ankesave i ka vënë flakën”, raportoi gazetari Igli Çelmeta.

Ndër të tjera bëhet me dije i riu është banues në lagjen Dyle Haxhiri në Elbasan dhe sapo ishte kthyer nga Franca. Nuk dihet arsyet që e kanë çuar 32-vjeçarin drejt këtij vendimi, ndërsa autoritetet po hetojnë ngjarjen.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×