Kukësi vijon përforcimet në këtë sesion të merkatos verore.
Klubi verilindor ka arritur të firmosë një kontratë për 1 sezon me opsion edhe për një tjetër me mbrojtësin brazilian, Ebert Kardozo Da Silva.
Këtë lajm e ka bërë me dije vetë klubi i Kukësit me anë të një komunikate në profilin e saj zyrtar të rrjetit social “Facebook” duke i uruar mirëseardhjen 29-vjeçarit brazilian.
Më parë Ebert Kardozo Da Silva është aktivizuar më parë te skuadrat e Internacionalit, Makaes, Stal Kamjanske, Urartus, Botev Plovdiv, Van, FC Metal dhe Metalist.
KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË KUKËSIT –
“WELCOME EBERT CARDOSO DA SILVA ⚽️
✍🏻 Futboll Klub Kukesi njofton se mbrojtësi i majtë Ebert Cardoso Da Silva është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 29-vjeçar ka firmosur me klubin tonë për 1 sezon, me opsinon rinovimin edhe për 1 tjetër sezone, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.
⚽️ Ebert vjen te Kukësi nga kampionati armen, duke qenë sezonin e fundit pjesë e skuadrës së Norvank, teksa në të shkuarën ka luajtur edhe në Ukrainë, Bullgari e Brazil.
💪🏻 Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mbrojtësit Ebert dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Bem vindo Ebert! 🤝
Skeda e Lojtarit:
Emri: Ebert Cardoso Da Silva
Mosha: 29 vjeç
Kombësia: Brazilian
Pozicioni: Mbrojtës”
– Arena e Lajmit

Loading…