A mund të minojë aleancën me Berishën, bashkimi i dy grupeve? Meta: Nuk lejova ndarjen e PD në 2016, aleanca jonë me…

Metameta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta foli sot për bashkëpunimin me PD dhe aleancën e tij që tha është me qytetarët e Shqipërisë.

Ai u pyet nëse ka ndonjë rrezik që bashkëpunimi mes grupit të Alibeajt dhe Berishës, mund të minojë aleancën me Berishën, Meta tha se në 2016 nuk lejoi ndarjen e PD-së në interes të vendit.

“Aleanca e Ilir Metës është me qytetarët e Shqipërisë. Për sa i përket problemeve të brendshme në PD, unë jam përpjekur t’i zgjidh ato prej shumë kohësh në interes të vendit. Edhe kur kam qenë kryetar parlamenti, kam qenë unë që nuk kam lejuar ndarjen e PD-së në dy parti, në partinë pro reformë dhe partinë anti reformë se ajo ishte projektuar që atëherë, më 2016, derisa i detyrova të gjithë të bëheshin pro reformë. Kam qenë unë që e kam nxjerrë nga çadra PD-në, edhe pasi u bëra president, që ishte pjesë e një skenari të mirëkoordinuar që më përpara mes Ramës dhe Bashës dhe para 17 majit të famshëm. Ne kemi raportin tonë me qytetarët e Shqipërisë. Nuk kemi një raport të pandryshueshëm me askënd tjetër, me Kushtetutën e kemi, me demokracinë e kemi, me interesin kombëtar e kemi, me luftën kundër krimit dhe korrupsionit e kemi, se ku qëndrojnë të tjerët, punë e tyre”, tha Meta.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×