“Letargjia e shtetit përballë pastrimit të parave të “zeza””, deputeti Sula: Paratë e drogës dhe të korrupsionit qeveritar po ndërtojnë kullat!

Dash Sula 770x434

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula shprehet se vendi është kthyer në parajsën e pastrimit të parave të pista.

Në një reagim në Facebook, Sula thekson se letargjia e shtetit është vendosur përballë pastrimit të parave të zeza.

Më tej ai shton: Janë paratë e drogës dhe të korrupsionit qeveritar ato që ndërtojnë kullat. Vetëm organet e zbatimit të ligjit nuk e shohin këtë. Madje për ti hedhur hi syve qytetarëve një herë në shumë kohë bëjnë sikur sekuestrojnë ndonjë pasuri që realisht janë një grimcë rërë në shkretëtirë.

Statusi i plotë:

Letargjia e shtetit perball pastrimit të parave të “zeza”.

Shqipëria është kthyer në parajsën e pastrimit të parave të pista. Veç informacioneve jo zyrtare qe na vijnë çdo ditë kemi edhe disa të dhëna zyrtare që konfirmojnë këtë gjë.

Ndërkohë disa fakte interesante që i bërtasin policisë e prokurorisë me zë të lartë se në Shqiperi po pastrohen parate e krimit. Sipas EUROSTAT çmimet e apartamenteve në Bashkimin Europian nga viti 2010 deri në 3-mujorin e dytë të 2022, janë rritur 48%.

Për të njëjtën periudhë qiratë janë shtrenjtuar me 18%, sipas të dhënave të fundit të Eurostat.

Ndërsa INSTAT në Shqipëri thotë se në Tiranë çmimet e apartamenteve janë rritur gati 40% vetëm vitin e fundit.

Sipas Indeksit Fischer të Çmimeve të Banesave, i llogaritur nga Banka e Shqipërisë, çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë 6-mujorit te parë te 2022 eshte rritur me 39% në krahasim me një vit më parë. Kjo është rritja më e lartë 6-mujore e këtij indeksi që prej vitit 2013, kur Banka e Shqipërisë nisi llogaritjen e tij.

Në raport me periudhën bazë, që është viti 2013, indeksi i çmimeve të banesave është rritur me afërsisht 110%, ose më shumë sesa dy herë me mesataren e Bashkimit Europian (që e mat nga viti 2010).

Sa kaq, po INSTAT dhe ne vet kemi qenë dëshmitarë të eksodeve masive si asnjëherë më parë që kur ra komunizmi. U dyfishuan ikjet e të rinjve, e forcës punëtore nga Shqipëria menjëherë sapo u hapën kufijtë pas mbylljes nga pandemia.

Natyrshëm lind pyetja: në një kohë kur situata ekonomike e familjeve shqiptare përkeqësohet sipas INSTAT, kur rritja ekonomike nuk ndihet, kush ka forcë financiare për të blerë këto ndërtime që është dyfishuar çmimi i një metër katrorë. Ku në Tiranë shkon deri në 3 mijë euro metri katrorë për banim e deri në 10 mijë euro metri katror për biznes.

Sigurisht që nuk ka.

Por janë paratë e drogës dhe të korrupsionit qeveritar ato që ndërtojnë kullat. Vetëm organet e zbatimit të ligjit nuk e shohin këtë. Madje për ti hedhur hi syve qytetarëve një herë në shumë kohë bëjnë sikur sekuestrojnë ndonjë pasuri që realishtë janë një grimcë rërë në shkretëtirë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×