Milani provon një tjetër alternativë në mesfushë, kuqezinjtë ofrojnë 20 milionë euro për kampionin e Botës

Sharl de Ketelere është dëshira e madhe e Milanit në këtë merkato, por duke parë rezistencën e Betisit, drejtuesit italianë po studiojnë alternativa. Nga Zaniolo te Berardi për të kaluar te Zieh apo Raspadori janë të gjithë emra interesantë, teksa më i fundit në listën e “Djallit” është Nabil Fekir.

October 3, 2020, Valencia, Valencia, Spain: Nabil Fekir of Real Betis during the La Liga Santander mach between Valencia

Sapo ka mbushur 29 vjeç dhe është në kulmin e pjekurisë futbollistike. Prej tri vitesh te Betisi i Sevijës ku ka zhvilluar 112 ndeshje duke shënuar 22 herë, francezi mund të ishte një përforcimi duhur.

Problemi, si në shumicën e rasteve, janë paratë. Sipas “Sportmediaset”, Milani u ka ofruar spanjollëve 20 milionë euro për kartonine lojtarit, por refuzimi ka qenë i menjëhershëm me drejtuesit e Betisitqë kanë replikuar duke kërkuar të paktën 15 milionë euro më shumë,çka ka bërë që bisedimet të dështojnë që në nisje.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×