
Prej javësh pedagogët dhe stafet e universiteteve kanë renditur një sërë kërkesash për qeverinë, mes të cilave edhe rritjen e pagave 30% në vitin e parë dhe 20% vitin pasardhës.
Ata kanë deklaruar se nëse kërkesat e tyre nuk do të plotësohen, viti i ri akademik nuk do të fillojë.
Por ish pedagogia, tani deputete e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo shprehet se qeveria e ka vëmendjen te pedagogët e për këtë arsye mori vendim të rrisë pagat e tyre me 7%, ndërkohë që 8% të tjera mund t’ua rrisin vetë universitetet.
Ajo duket se është në të njëjtën linjë me kryeministrin Rama se jo të gjithë pedagogët duhet të paguhen njësoj, por të vlerësohen në bazë të performancës dhe t’i rrisin rrogën vetes.
“Pedagogu nuk duhet të jetë vetëm mësimdhënies por edhe shkencëtar. Të vrasin mendjen, të ulen e të bëjnë projekte!”, deklaroi Bozo.