Matias Sule është një ndër talentet e Juventusit, të cilët Masimiliano Alegri i ka grumbulluar në fazën përgatitore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në prag të startit të fillimit të sezonit të ri.
Blerja e madhe e Juventusit në këtë sesion të merkatos verore, Angel Di Maria me anë të një postimi në “Story” të profilit të tij të rrjetit social “Instagram” ka publikuar një video të 19-vjeçarit argjentinas Sules duke fjetur në autobus pas fitores ku “Zonja e Vjetër” arriti në miqësoren e parë sezonale ndaj Guadalahara Çivas me rezultatin 2-0.
Di Maria në atë postim shkroi duke bërë humor me shokun e tij të ri të skuadrës:
“Këta të rinjtë e sotëm nuk durojnë asgjë”, ishte postimi i yllit argjentinas.
Ndërkohë, Juventusi ka ende edhe dy miqësore për të zhvilluar, ndaj Barcelonës më 27 korrik dhe ndaj Realit të Madridit më 31 korrik.
– Arena e Lajmit

Loading…