ZYRTARE/ 148 gola në 397 ndeshje, klubi historik italian largon realizuesin më të mirë të historisë së tyre

Dris Mertens nuk do të rinovojë kontratën e tij me Napolin dhe do të largohet nga klubi italian pas 9 vitesh ku shënoi 148 gola në 397 ndeshje duke u bërë golashënuesi më i mirë i historisë së klubit.

MERTENS 1

Lajmin e largimit të belgut e ka konfirmuar vetë presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis në një intervistë për “Radio Kiss Kiss”, i cili ka theksuar se Mertens nuk do ta rinovojë kontratën me klubin pas mungesës së akordit mes palëve.

Napoli i bëri belgut një ofertë të fundit prej 2.4 milionë euro në sezon që u refuzua nga ana e Mertens që do ta vazhdojë karrierën diku tjetër.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×