Ish-mbrojtësi i Tiranës dhe Laçit, David Domgjoni ka startuar një aventurë të re në Turqi te ekipi i Manisa FK.
25-vjeçari ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin i cili ka bërë publik lajmin për tifozët duke paraqitur dhe fjalët e para të futbollistit.
“Jam shumë i lumtur që bashkohem me Manisan. Kam luajtur edhe më parë në Turqi, rikthehem për të qenë sërish i suksesshëm. Objektivi dhe synimi ynë është ngjitja në Super Lig, shpresoj t’ia dalim.”, u shpreh Domgjoni.
Arena e Lajmit

Loading…