Hamarbi ka kryer një goditje në merkato!
Klubi suedez, i cili është në pronësinë e sulmuesit të Milanit, Zlatan Ibrahimoviç ka prezantuar zyrtarisht Veton Berishën.
Sulmuesi shqiptar 28-vjeçar ka firmosur një kontratë prej katër vitesh e gjysmë. Këtë lajm e ka bërë me dije vetë klubi suedez me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar.
Hamarbi është fiksuar me shqiptarët, teksa pasi largoi te Hapoel Ber Sheva, Astrit Selmanin, mori një tjetër shqiptar si Veton Berisha.
28-vjeçari lë pas 3 vitesh ekipin e Vikingut në Norvegji teksa në sezonin aktual është aktivizuar gjithsej në 12 ndeshje duke shënuar 8 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 5 asist.
Më parë, ai gjithashtu ka qenë pjesë edhe e skuadrave të Bran, Rapid Viena, Grother Furth.
✍️ Varmt välkommen till Hammarby, Veton Berisha! Anfallaren har skrivit på ett 4,5-årsavtal med #Bajen och ansluter i början av nästa vecka. Läs mer ⤵️https://t.co/lgDQzhJXFp pic.twitter.com/Xbl9mToSTs
— Hammarby Fotboll (@Hammarbyfotboll) July 23, 2022
– Arena e Lajmit

Loading…