
Ditën e sotme në Këshillin e Evropës kryeministri i vendit Edi Rama do t’i drejtohet Asamblesë Europiane për të hedhur poshtë akuzat për trafik organesh të ngritura nga Dick Marty.
Shqipëria me anë të kësaj deklarate të kryeministrit Rama do të kërkojë ndryshimin e raportit të publikuar në vitin 2011.
Gazetari Ergys Gjençaj gjatë raportimit nga Strasburgu pranë Këshillit të Evropës tha se fjalimi i Ramës do nisë në orën 15:30 dhe do të zgjasë rreth 60 minuta.
Sipas këtij raporti Shqipëria është përfshirë së bashku me Kosovën në trafik të organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë.
Arena e Lajmit