Drita e Gjilanit arriti një rezultat historik ndaj belgëve të Rojal Antverpit, që drejtohen nga ishylli holandez, Mark van Bomel. Barazimi 0-0 i jep mundësi klubit kosovar të tentojë kualifikimin në takimin e kthimit që do të luhet më 28 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri”. Pas ndeshjes ka folur trajneri Van Bomel, duke mos kursyer elozhet për Dritën.
“Nuk jemi ende gati të mposhtim këto lloj skuadrash. Ata dolën shumë në mbrojtje, ashtu siç e prisnim. Ne dhamë pak dhe patëm katër ose pesë raste të mira. Përveç kësaj, pati edhe një situatë penalltie, për të cilën nuk dua të ankohem. Një gol i hershëm e bën gjithçka shumë më të lehtë. Duhet durim kundër një mbrojtjeje të tillë siç bëri kundërshtari ynë”, deklaroi Van Bomel.
PRESIDENTI
Numri një i klubit të Dritës, Valon Murseli, është shprehur shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Antverpit. Në një prononcim për mediat kosovare, ai tha se është jashtëzakonisht i lumtur me rezultatin dhe performancën e gjilanasve. “Po, ndihem jashtëzakonisht mirë dhe jam shumë i lumtur. Ishte një paraqitje fantastike, një barazim në Belgjikë për ne është shumë i mirë. Shpresoj të kemi fat në ndeshjen kthyese. Besoj se së bashku me tifozët do t’ia dalim të kualifikohemi”, deklaroi presidenti i Dritës. Kujtojmë që skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu eliminoi në turin e parë të Ligës së Konferencës.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…