Historia e veçantë e gjyqtarit të Zrinjski-Tirana, arbitroi edhe me djalin në… spital

Zrinjski-Tirana që luhet të enjten në orën 21:00 në Mostar, do të drejtohet nga një katërshe turke me kryesor Yasar Kemal Ugurlu, Ali Saygan Ogel, Abdullah Ozkara dhe Kadir Saglam.

67567567567

Yasar Kemal Ugurlu ka lindur më 1 janar 1981 në Ankara. Ugurlu hodhi hapin e tij të parë si arbitër në vitin 2002 në kursin e arbitrimit në Duzce. Filloi të punonte profesionalisht për herë të parë në vitin 2004. Është arbitri i klasit të lartë dhe i rajonit të Ankarasë.

E veçanta e këtij gjyqtari, veç arbitrimit të Milanit apo skuadrave të tjera të mëdha, është se ai ka bërë një sakrificë për futbollin. Më 25 prill 2022 pak para se të niste ndeshja Adana Demirspor – Trabzonspor, mori vesh se djali i tij ishte shtruar në spital. Gjyqtari nuk e braktisi sfidën, por gjykoi edhe pse djalin e kishte të sëmurë në shtrat spitali.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×