“I shërben kryeministrit dhe njerëzve të tij”, deputeti Shehi për amnistinë fiskale: Rama i ka votat dhe mund ta bëjë, ai ka informacione se në vend do të…

Dash Shehi4343

Deputeti i opozitës dhe kreu i LZHK, Dashamir Shehi, i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Frontline” në News24, foli për amnistinë fiskale që qeveria kërkon të aplikojë, duke thënë ndër të tjera se të vetmit që i shërben ky ligj është kryeministri Edi Rama dhe një grushti biznesmenësh që nuk e kanë problem sipas tij të përdorin para të pista.

Shehi tha se kjo amnisti kërkohet të bëhet sepse qeveria ka informacione nga bota e krimit se në vend janë futur miliona euro, dhe po ashtu pritet që të futen edhe shumë të tjera, e se këto para u duhen dhe është forma më e lehtë për t’i marrë.

“Nuk duhet hiç, për t’i shërbyer i shërben Ramës, grushtit të tij, disa biznesmenëve që se kanë problem të përdorin paratë e pista. Ai thotë se këtë e bën he bota.  Kjo është gënjeshtër e madhe për të justifikuar, këtu qeveria ka informacion, se ka lidhje me krimin, që miliona e miliona kanë hyrë dhe të tjera presin të hynë, i duhen këto para, po çfarë ndodh? Ndotet ambienti ekonomik dhe gjithë shoqëria. Një njeri me para të lira blen një dyqan me dyfish çmimi, e falimenton atë tjetrin, prishet tregu i punës, sic është prishur.

Kjo nuk duhet lejuar, por ai ka votat dhe e bën, do u  bëja thirrje ndërkombëtarëve që shumë e kanë llustru që ta kuptojnë se nga çfarë njerëzish qeveriset ky vend. Kjo është shumë e rrezikshme për vendin. Paratë e pista e bëjnë Shqipërinë copa-copa. Po hyn në konflikt me FMN Rama dhe do t’i duhen para, sepse këto janë më të kollajta”, tha ai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×