
Ditën e sotme dega e Partisë Demokratike në Elbasan mbajti një protestë në shenjë kundërshtie për rritjen e çmimeve të karburantit.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ deputeti Luçiano Boçi dënoi sjelljen e Policisë, që sipas tij ishte jo, duke shtuar se forcat e rendit zgjodhën që t’i binden urdhrave politikë për të bllokuar tubimin.
REAGIMI
Nisëm sot nga Elbasani protestat ✌️🇦🇱
I falenderoj me zemër të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që përtej çdo angazhimi të tyre, ishin sot në bulevardin e Elbasanit, për të protestuar kundër rritjes së çmimit të karburanteve.
Dënoj me forcë sjelljen fyese dhe jo profesionale të Policisë së Elbasanit që përtej interesit të qytetarëve për të protestuar, zgjodhën t’i binden urdhrave politikë për të bllokuar protestuesit t’i bashkohen tubimit paqësor!
Edi Rama duhet të jetë i përgatitur për çdo formë reagimi të qytetarëve! Ata do të jenë gjithnjë e më shumë. Askush nuk do t’ia fal Edi Ramës t’i fusë dorën në xhep atyre, për t’u marrë paratë e djersës dhe fëmijëve!
#BollHeshtëm
#ShqipërianëRrezik