Objektivi kryesor i Interit për momentin, klubi historik italian rrit çmimin e titullarit të mbrojtjes

Nikola Milenkoviç është momentalisht emri më i nxehtë për të përforcuar prapavijën e Interit edhe pse duke ditur nevojën e zikaltërve për një mbrojtës, Fiorentina nuk ka ndër mend të heqë dorë kollaj nga serbi.

milenkovic

Në 20 milionë euro kanë shkuar pretendimet e klubit violë, ndërkohë që Marota vazhdon të qëndrojë në 15 milionë euro në propozimin e tij. Pas takimit me agjentin Ramadani, tani radha u ka kaluar klubeve të gjejnë akordin, dhe situata është optimiste pavarësisht diferencës.

Interi duhet të nxitojë, pasi çështja “Shkriniar” është ende e hapur me sllovakun që nëse qëndron do të shkojë drejt rinovimit me 5 milionë euro plus bonuset për 5 vite.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×