Plani i Partizanit për merkaton, duhet një numër 10 dhe një…

Partizani ka bërë gjithsej shtatë afrime deri më tani dhe rrjedhimisht në pjesën e mbetur të merkatos nuk priten shumë emra të rinj. Me ardhjen e Menishit dhe vendimin për të qëndruar me dy mbrojtës krahu dhe Sotën si alternativë, mbrojtja quhet e kompletuar. Porta dhe mesfusha janë të mbipopulluara, teksa vëmendja e vetme do të përqendrohet tek ofensiva.

partizani

Klubi është vazhdimisht në kërkim të një sulmuesi qendre, që do t’i bënte konkurrencë Skukës për formacionin. Duke parë se tregu vendës është shumë i varfër dhe nuk ofron thuajse asnjë mundësi, “demat” do të përqendrohen në tregun e jashtëm për ta gjetur pikën e referimit në ofensivë.

Nga ana tjetër, megjithëse si numër 10 mund të luajë Hoti, drejtuesit e kanë parë të arsyeshme të kërkojnë edhe për një fantazist. Janarin e shkuar u mor Kallaku, por pa rezultatin e pritshëm.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×