Rezoluta për të drejtën e informimit mbi dokumentat e ish-regjimeve autoritare, Bushka zbulon rolin e saj: Komiteti i Çështjeve Ligjore vendosi unanimisht…

Bushka

Kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore Klotilda Bushka, ka bërë me dije vendimin e marrë sot nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Ajo ka sqaruar se është vendosur të hartohet një raport e të diskutohet një rezolutë për të drejtën e informimit mbi dokumentet historikë me fokus ish regjimet autoritare.

Me anë të një postimi në Facebook, Bushka shtoi se është zgjedhur nga Komiteti i Çështjeve Ligjore në Asamble si raportere për këtë raport dhe rezolutë

Postimi i plotë:
✔Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës vendosi të hartohet një raport e të diskutohet një rezolutë për të drejtën e informimit mbi dokumentat historikë me fokus ish regjimet autoritare.
✔Asambleja kërkon një studim për Evropën mbi këto çështje dhe hartimin e rekomandimeve për shtetet anëtare, me synim që e vërteta objektive të bëhet transparente dhe mos përsëriten më gabimet e të shkuarës.
🙏Jam e nderuar që Komiteti i Çështjeve Ligjore në Asamble vendosi me unanimitet caktimin tim si raportere për këtë raport dhe rezolutë!
✔Besoj fort se kjo përgjegjësi që mu dha do i shërbejë, përveç të tjerave, dhe standardeve më të mira për proceset parlamentare që kemi nisur në Kuvend për transparencën e plotë lidhur me dosjet e ish sigurimit të shtetit dhe moslejimit të personave bashkëpunëtorë të ish sigurimit të shtetit diktatorial, për të qenë pjesë e jetës publike e politike në Shqipëri.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×