Ten Hag shuan zërat për largimin e Ronaldos: Mezi po pres që të vijë këtu për ta integruar

Mançester Junajtid vazhdon përgatitjet e tij për sezonin e ri pa Kristiano Ronaldon në përbërje. Ylli portugez ka “humbur” prej javësh dhe nuk është bashkuar me ekipin. Pikërisht të gjitha mediat angleze interesohen për Ronaldon, duke ngacmuar trajnerin Erik ten Hag. Por holandezi vazhdon të ruajë qetësinë e tij, duke bërë të qartë pozicionin e tij në adresë të portugezit. Numri një i stolit të Mançesterit ka sqaruar dhe njëherë se nuk ka asnjë lajm nga Ronaldo.

ronaldo ten hag

“Asgjë nuk ka ndryshuar që nga hera e fundit”, ka thënë Ten Hag, duke dhënë të njëjtën përgjigje si dhe një javë më parë. Trajneri i Mançesterit ka theksuar gjithashtu se nuk do të presë pafundësisht portugezin, duke nënvizuar se preferon të punojë me lojtarët që ka në stërvitje. “Të them të drejtën nuk është se jam i shqetësuar shumë për Ronaldon.

Unë jam i fokusuar te lojtarët që janë këtu dhe ata që kam në shërbim janë në formë të plotë. Unë kam zgjedhur të punoj me ta. Nuk mund të pres kur të vijë Ronaldo, por kur të vijë do ta integroj në modulin tim”, ka thënë Ten Hag.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×