U plagos në atentatin ku mbetën të vrarë dy shqiptarë në Greqi, flet e reja: Isha me motrën. Kam dëgjuar të shtënat dhe…

963

Dy shqiptarë u vranë në një lokal pak ditë më parë në Greqi. Ndërkohë në ambientin ku ndodhi ngjarja e rëndë kishte të pranishëm shumë qytetarë, dhe si pasojë e të shtënave të armëve u plagos edhe një qytetare pasi autori hapi zjarr.

E reja që mbeti i plagosur ka folur për mediat ku edhe ka treguar se ishte me kurriz dhe po fliste me pronarin e dyqanit dhe se nuk e kishte parë autorin kur ishte futur brenda.

“Isha me motrën time në lokal, pikërisht pas tavolinës ku ishin ulur dy burrat, të cilët kanë vdekur. Ishim në këmbë dhe po flisnim me pronarin e dyqanit. Isha në shpinë dhe nuk e pashë sulmuesin kur hyri. Kam dëgjuar të shtënat dhe kam parë panikun në dyqan. Në fillim, nuk e kuptova se isha plagosur derisa pashë gjakun. Disa sekonda para se sulmuesi të hynte në dyqan, unë dhe motra ime ndërruam vendet. Përndryshe ajo do të ishte në pozicionin tim tani dhe për fat ne ishim në këmbë, përndryshe plumbi do të më kishte goditur në kokë”.

Kujtojmë se viktimë e këtij atentati mbeti 41-vjeçari shqiptar Kreshnik Çerçiza dhe 44-vjeçari Armando Organja.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×