VIDEO/ Arsenali “shuplakë” Çelsit, skuadra e Artetës “poker” në SHBA

Derbi i parë i Londrës mes Arsenalit dhe Çelsit u zhvillua në Orlando në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

ARSENAL

“Topçinjtë” e Londrës bëjnë “poker” ndaj Çelsit me rezultatin 4-0.

Në miqësoren e zhvilluar në prag të fillimit të sezonit të ri pati shumë emocione, teksa serinë e golave e hapi Gabriel Zhezus në minutën e 15′.

Më pas ishte Odegard, ai që shënoi golin e 2-0 në minutën e 36′, Saka në të 66′ dhe Lokonga mbylli serinë e golave në minutën e 90+3′.

Arsenali ka ende edhe një miqësore për të zhvilluar, atë ndaj Seviljes më 30 korrik teksa ka luajtur edhe 5 miqësore, ku të gjitha i ka fituar kundër Ipsuiçit, Nurenbergut, Evertonit, Orlando Sitit dhe së fundmi Çelsit.

Ndërsa blutë e Londrës kanë luajtur tre miqësore ku kanë humbur 2, ndaj Arsenalit dhe Sharlotës dhe kanë fituar 1 kundër Klab Amerikas, gjithashtu ekipi i drejtuar nga Tomas Tuhel do të zhvillojë edhe një miqësore ndaj Udinezes më 29 korrik.

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×