Berisha takohet me këshilltarin e Presidentit të Forza Italia: Rezultati zgjedhor në Itali, fillim i ri bashkëpunimi mes PD dhe koalicionit qeverisës

F7ab3a3c 9f5b 4c5a Bcbc 079c25de16b9

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është takuar me këshilltarin e presidentit të Forza Italia, Marco Marrone.

Në një reagim në Facebook, Berisha shprehet se gjatë këtij takimi i shprehu Marrone vlerësimet pozitive për rezultatin zgjedhor në Itali, duke shtuar se rezultati parashtron një fillim të ri në bashkëpunimin mes PD dhe koalicionit qeverisës në Itali

Reagimi:

Takim me Dr. Marco Marrone, Këshilltar i Presidentit të Forza Italia.

Rezultati zgjedhor në Itali parashtron një fillim të ri në bashkëpunimin mes PD dhe koalicionit qeverisës në Itali.

Ky ishte mesazhi kryesor nga takimi miqësor që pata kënaqësinë të zhvilloja me Dr. Marco Marrone, Këshilltar i Presidentit të Forza Italia, Z. Silvio Berlusconi, së bashku me Kryetarin e Degës Romë të PD, Z. Bardhok Doda.

Gjatë takimit i shpreha Z. Marrone urimet më të mira për rezultatin historik të arrirë nga Forza Italia dhe nga koalicioni i qëndrës së djathtë gjatë zgjedhjeve të 25 shtatorit, duke i uruar një fillim sa më të shpejtë e të suksesshëm ekipit të ri qeverisës.

Rikujtova gjithashtu se bashkëpunimi mes dy vëndeve tona mbetet i një rëndësie thelbësore në çdo dimension, ekonomik e social, politik, por në veçanti në drejtim të luftës kundër krimit të organzuar dhe forcimit të shtetit ligjor.

Gjatë takimit, patëm mundësinë t’i përcillnim urimet tona dhe familjes Berlusconi nëpërmjet një komunikimi telefonik me Z. Paolo Berlusconi.

Gjej rastin të falenderoj Z. Marrone për përcjelljen nga ana e tij, të vlerësimit me çertifikatën e Honoris Causa ndaj meje të lëshuar nga Universiteti Ruggero II, liçencuar në Shtetin e Floridas në SHBA.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×