“Berishës i kemi një borxh”, kreu i degës së PD të Vaut të Dejës: Nga mëngjesi deri në darkë socialistët mendojnë për vjedhje! Na prij doktor…

33

Kryetari i degës së Vaut të Dejës, Bernard Ndreca në takimin e zhvilluar me Sali Berishën dhe banorë të zonës, nuk i kurseu kritikat ndaj qeverisë Rama.

Gjatë fjalës së tij, Ndreca ‘socialistët’ mendojnë vetëm për të grabitur, duke shtuar se regjimi i Ramës ka shkatërruar zonën. Më tej theksoi se demokratët e pranishëm në takimin me Berishën, janë qendrestare dhe se po i rezistojnë të bashkuar regjimit.

“E dimë modelin e qeverisje bashkiake 2015-2019 të cilin ishte modeli i qeverisje që u ndërtua në zona tona. Është e vërtetë nga mëngjesi deri në darkë vetëm mendojnë për vjedhje. Këtu është regjimi i Ramës. Demokratët që janë sot këtu, janë qendrestarë. Regjimi mundohet ti mposhtë këta, edhe intelektualët që janë këtu po rezistojnë, ju falënderoj të gjithëve. Doktor ne ju kemi një borxh, na prij sepse tek ti dhe PD është shpresa.” , tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×