Bombardimet ruse në Ukrainë/ Krisafi: Putini po bën luftën e jetës, me NATO-n, Perëndimin dhe SHBA-në! Bito: Të dyja palët janë të humbura!

Lufte

“Përdorimi i një arme bërthamore do ta zhdukte Rusinë nga faqja e dheut”, kështu u shpreh kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në emisionin “Open” në News24.

Nga ana e tij, drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shtetit, Ardit Bido tha se nga kjo luftë të dyja palët si Rusia po ashtu edhe Ukraina janë të humbura.

Ndërsa, ekspert i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Ledion Krisafi, tha se Putini nuk po e bën luftën vetëm me Ukrainën, por me NATO-n, Perëndimin si edhe SHBA, duke shtuar se është e vështirë të presësh që presidenti rus të humbë, pasi ai e konsideron si luftën e jetës së tij.

Pjesë nga biseda në studio:

Bito: Probabiliteti më i madh është luftën do ta humbasë Ukraina dhe Rusia bashkë. Nëse nënkupton tërheqje totale unë e shoh të pamundur nga Rusia. A do ta fitojë Rusia luftën, në gjykimin tim ka humbur në qëllimet që kishte që kishin të bënin me rolin e saj ndaj NATO-s. A do ta fitojë Kina apo SHBA këto janë pyetje që mund të ngrihen.

Pyetje: Mund të dalë pa turpëruar Putini nga kjo situatë?

Zaimi: Nuk duhet të dalë. Disfatën ai e ka pësuar. Se si do të trajtohet në tavolinë kjo mbetet një situatë më vete, por nuk do të dalë totalisht i poshtëruar.

Ledion Krisafi: Nuk është vetëm Ukraina që është duke luftuar, por edhe NATO. Nuk do të jetë e lehtë. Putini është duke menduar se po bën luftën e jetës së tij, përfshirë NATO, perëndimin e SHBA. Lufta është në krahun e Ukrainës, por është e vështirë që të humbasë Putini, pasi në këndvështrimin e tij është lufta e jetës së tij.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×