Çështja e Herri Kejnit, Konte sulmon Nagelsmanin: Tregoi mungesë respekti!

Deklarata e fundit e trajnerit të Bajernit të Mynihut, Julian Nagelsman, i cili pranoi interesin e kampionëve të Gjermanisë për transferimin e Herri Kejnit, nuk është kaluar pa u vënë re nga trajneri i Totenhemit, Antonio Konte.

KONTE 1

28- vjeçari është identifikuar nga gjermanët si kandidati i preferuar për të zëvendësuar Robert Levandovskin pas largimit nga Barcelona. Dhe një gjë të tillë e pranoi vetë trajneri Nagelsman në konferencën për shtyp.

“Sinqerisht nuk e kam dëgjuar këtë. Sigurisht që unë jam një trajner që nuk flet për lojtarët e klubeve të tjera. Nuk e di përse. Situata me Totenhemin është shumë e qartë. Plani është shumë i qartë me klubin.

Kejn është pjesë e projektit dhe një lojtar i rëndësishëm në planet tona. Në të njëjtën kohë, mua nukmë pëlqen që të flas për lojtarë të klubeve të tjera. Nëseunë dua diçka, do të shkoj dhe flas me klubin dhe jo memediat.

Ndoshta është pak mungesë respekti për klubintjetër. Kjo është mënyra se si unë veproj me situatat elojtarëve të tjerë”, deklaroi tekniku italian.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×