Saliu Sembene dhe Maget Gueje vijojnë “luftën” për t’u larguar nga Partizani, teksa as ditën e djeshme nuk janë paraqitur në stërvitje.
Mbrojtësi duket më pranë largimit edhe për shkak se nuk është në planet e trajnerit Dritan Mehmeti.
Gjithsesi, ai ka kontratë deri në verën e vitit 2025 dhe drejtuesit nuk janë të gatshëm të ndërpresin bashkëpunimin pa një shpërblim në këmbim.
Gazeta mëson se klubi i ka kërkuar Sembenes rreth 25 mijë euro.
Mbrojtësi momentalisht është stepur, por palët janë në negociata dhe pritet të gjendet një rrugë e mesme.
Nga ana tjetër, Maget është në planet e klubit dhe së fundmi trajneri e ka takuar personalisht, për t’i shprehur besimin dhe i ka treguar që e ka në plane. Gjithsesi, as kjo lëvizje nuk ka funksionuar, sepse Maget këmbëngul për largimin.
Klubi nuk pritet ta lejojë ta bëjë këtë, pasi ata besojnë tek aftësitë e tij.
Arena e Lajmit

Loading…