Juventusi nuk ndalet në merkato dhe tenton një tjetër goditje të madhe. Pasi ka siguruar Pol Pogba dhe Angel Di Maria, këtë herë Juventusi po synon që të blejë një emër të madh të sulmit në futbollin europian, një lojtar që të mos shërbejë vetëm si zëvendës i Vlahoviç, por që të luajë përkah tij në repartin e avancuar.
Sipas “The Mirror”, emri i piketuar është ai i Roberto Firminos, yllit të sulmit të Liverpul, i cili për shkak të afrimeve të fundit në klubin e tij, nuk po gjen më hapësirat që kishte më parë kur formonte treshen e famshme me Salah dhe Mane.
Raportohet se Juventusi ka bërë një ofertë të parë prej 20 milion paund për sulmuesin e Brazilit, i cili tashmë është alternativë në stol pasi në klub kanë mbërritur Diaz dhe Nunjez. Ai nuk dëshiron që të kthehet në “sulmues emergjence” siç u bë Origi, ndaj po mendon seriozisht largimin nga Liverpuli, që nga ana e vet po e merr në konsideratë lamtumirën e tij.
Arena e Lajmit

Loading…