Ka ndodhur ndryshimi i stolit mes Artan Karapicit dhe Kristi Vangjelit. Korçari është larguar përfundimisht nga Tirana, duke lënë punën si trajneri i dytë dhe trajneri i 15-vjeçarëve.

Menjëherë ka dalë në stërvitje Artan Karapici, i cili ka qenë në ndihmësi i trajnerit të parë. Për Shehin, Karapici është njohje e vjetër. Janë të dy nga Durrësi dhe kanë luajtur bashkë. Karapici është ndihmësi i radhës i Shehit, pas Tetovës, Fagut dhe Vangjelit.

Karapici është një lojtar i njohur i Superiores. Ai ka luajtur me Erzenin, Vllazninë, Besën, Partizanin, Kamzën, Kastriotin, Adriatikun dhe Tërbunin me të cilin ka mbyllur futbollin. Prej kohësh Karapici është trajner moshash në disa skuadra shqiptare.
Arena e Lajmit
Loading…
and then