
Koncesionet e bëra nga gjigandi amerikan i shitjes me pakicë në internet Amazon për të ndaluar përdorimin e të dhënave të konkurrentëve në mënyrë që të përfundojë një hetim antitrust janë bërë ligjërisht të detyrueshme, njoftoi Komisioni Evropian.
Amazon do të duhet gjithashtu të ndryshojë disa praktika biznesi, duke përfshirë programin Prime të kompanisë dhe platformën Buy Box”, theksoi në një deklaratë Komisionerja Evropiane e Konkurrencës Margrethe Vestager.
Kompania amerikane operon një treg ku shitësit e pavarur mund t’u shesin produkte direkt klientëve. Amazon gjithashtu konkurron me shitësit.
Si rezultat, Amazon ka akses në grupe të mëdha të dhënash mbi aktivitetet e shitësve të pavarur, duke përfshirë të dhëna jo publike, duke bërë që zbatuesi kryesor i konkurrencës në BE të hetojë.
”Për t’i dhënë fund hetimit, Amazon u zotua se nuk do të përdorë të dhëna jo publike që lidhen ose rrjedhin nga aktivitetet e shitësve të pavarur në tregun e saj, për biznesin e saj me pakicë”, theksoi Komisioni.