Ktheu Brojën në Angli, Tuhel shpërthen në kritika pas humbjes me Arsenalin: Kemi të njëjtët lojtarë në sulm, e kanë mendjen të ikin

Humbja 4-0 përballë Arsenalit ka qenë shumë e rëndë për Çelsin dhe kjo kuptohej qartë nga reagimi i trajnerit Tomas Tuhel pas përfundimit të sfidës. Ai nuk ngurroi të kritikonte lojtarët e tij për sjelljen, por edhe klubin që nuk ka bërë lëvizjet që priteshin.

rfgdfgdfg

“Jemi dominuar absolutisht nga një skuadër e cila nuk luan as në Ligën e Kampioneve. Nuk ishim të mirë mjaftueshëm, nuk ishim konkurrues. Pjesa shqetësuese është niveli i përkushtimit, fizikisht dhe mendërisht.

A jemi gati për sezonin? Nuk mund ta garantoj. Mungonte niveli i përkushtimit pasi kemi shumë lojtarë që po mendojnë për t’u larguar dhe po shohin mundësitë që u shfaqen. Sa u sanksionuam, lojtarët u larguan nga ne. E dimë që disa lojtarë të tjerë po mundohen të ikin dhe kjo është situata.

Probleme me sulmin? Dëgjoni, këto janë të njëjtët lojtarë, ndaj pse duhet të ndryshojë ndonjë gjë? Ne shpresojmë të shohim zhvillim, por për momentin, ne kemi të njëjtat probleme pasi kemi të njëjtët lojtarë”, theksoi trajneri i cili vendosi që në fazën përgatitore në SHBA të përdorte shumë prej lojtarëve që klubi po mendon të shesë si Verner e Batshuai, duke sakrifikuar të rinjtë si Broja, të cilëve do u hapet vendi në ekip nëse emrat e mësipërm largohen.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×